Kurti: S’kemi pengesa për koalicion me LDK’në, shpejt do të flasë me Mustafën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, shprehu besimin e tij se nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme.

Marketing

Kreu i VV-së, Albin Kurti, që sipas rezultateve preliminare, partia e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se të hënën në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritët të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti i cili po synon të bëhet kryeministër, thotë se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është te riorganizimi i tyre.

Fituesi i zgjedhjeve, gjithashtu shprehu insistimin e tij që nuk do të lidhin koalicion me Listën Serbe, teksa për takimet me komunitetet tjera pakicë, Kurti thotë se të gjithë kanë shprehur interesim që të përfshihen në qeverisjen e tij.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dy parti këto që po synojmë të formojnë qeverinë e ardhshme.