Kurto Dudush, kryetari i Shutkës rrah qytetarët në zyrat e komunës

Në Bashkimin Europian do të hyjmë me kryetar komune të cilët kidnapojnë, rrahin dhe torturojnë njerëz në kabinetin e tyre. Deri tek redaksia e Liderit ekonomik kishte arritur një audio xhirim ku dëgjohet se si kryetari i komunës së Shuto Orizares kidnapon, rrah dhe maltreton një person në kabinetin e tij.

Marketing

“Hajde ulu, prit të mbyll derën që mos ikë. Kam me ty të mbaroj një punë’, kështu pas kidnapimin duket se si bisedon ai në këtë audio xhirim. Më tej në audio xhirim dëgjohet kryetari Kurto Dudush duke pyetur të kidnapuarin se si e ka ofenduar në qendër të qytetit dhe më pas edhe fizikisht përballet me të, ndërsa në xhirim në disa raste dëgjohen rrahje të forta ndaj një personi me emrin Senat që është mbyllur në zyrën e Dudush.

Kurto Dudush që është dhe ish deputet i LSDM, në xhirim derisa rrah Senatin edhe e ka ofenduar atë shumë në disa raste. Pas këtij xhirimi pritet që MPB dhe Prokuroria publike të veprojnë.