Kush do të ulet në vendin e Katica Janevës?

Pas arrestimit të Katica Janevës, hapet tani debati se kush do ta zëvendësoj në kreu të Prokurorisë Speciale. Meqenëse në Ligjin e PSP-së për këtë nuk parashikohet zëvendësimi i saj dhe nuk ka dispozitë për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës në krye të Prokurorisë Speciale, kryeprokurori republikan Lubomir Jovevski nesër pritet që një shkrese zyrtare ta dorëzoj në Këshillin e Prokuroreve Publik.

Marketing

PSP sipas ligjit që është themeluar vazhdon të ketë mandat. Përderisa Prokurori publik që ka udhëhequr këtë organ është e ndaluar ta kryej këtë funksion, atëherë Këshilli i Prokurorëve Publik duhet ta konstatoj këtë dhe menjëherë të caktoj nga radhët e kësaj prokurorie një ushtrues të detyrës për në krye të Speciales. Për këtë ka bazë ligjore sepse në Ligjin për Prokurori Publike në dispozitat përfundimtare ka një dispozitë, në të cilën përshkruhet se përderisa raste të caktuara nuk janë të rregulluara më ndryshe vjen në shprehje Ligji për Prokurori Publike. Te kjo e fundit ekziston dispozitë ku Këshilli është përgjegjës të përcaktoj ushtrues detyre. Sipas kësaj unë mendoj se, përderisa Prokurori Special nuk mund ta ushtroj këtë funksion Këshilli menjëherë duhet të emëroj prokuror publik të ri nga radhët e Prokurorëve publik në atë prokurori”-tha Lubomir Joveski, Kryeprokuror Republikan.

Alsat mëson se kjo e fundit do të mblidhet nesër, por nuk do të vendos për zgjidhjen e ushtruesit të detyrës. Këshilli Prokurorëve Publik duhet të përgatis një raport i cili dërgohet në Komisionet parlamentare dhe më pas propozimi kthehet në Këshill për vendimin përfundimtar.

Edhe Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shterjov konfirmon se emërimi i ushtruesit të detyrës si shef i PSP-së është i komplikuar.

Nëse i referohemi Ligjit për Prokurori Publike, atëherë ushtruesi i detyrës caktohet vetëm nëse ka ndërprerje të funksionit ose shkarkim, duke u bazuar në nenin 18, pika 4 e Ligjit të Prokurorisë Publike. Në këtë rast, Janeva nuk ka dorëzuar dorëheqjen formale dhe akoma nuk është pushuar nga funksioni”-tha Kole Shterjov, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Ndërkaq, nga opozitarja e VMRO-DPMNE-së thonë se Janeva është vetëm një hallkë e zinxhirit të krimit të organizuar në shtet dhe se nuk do të lejojnë që në krye të PSP-së të sillet një zhvatës i ri.

Për momentin nuk e kemi të nevojshëm edhe një reketar në vendin e Janevës, gjegjësisht të cilin do ta zgjedh bashkëpunëtori i parë i Zaevit, Lubomir Joveski por e kemi të nevojshëm një Prokuror Publik në PSP, i cili do të zgjidhet në bazë të Ligjit për Prokurorinë Speciale, i cili është shumë i qartë dhe nuk mund që bashkëpunëtori i Zaevit, Jovevski vetë të sugjerojë dhe të zgjedh Prokuror të ri Special, gjegjësisht reketar të ri i cili do ta zëvendësojë Katica Janevën”-pohoi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët para dorëheqjes dhe arrestimit të Janevës kanë kërkuar që në krye të speciales të caktohet një prokuror evropian. Alternativa e Afrim Gashit në vend të Janevës kanë propozuar prokuroren Fatime Fetai. Prokurorë shqiptar ka kërkuar edhe Besa ndërsa nga BDI-ja kanë thënë se në krye të organit të akuzës speciale duhet të ketë një personalitet që nuk do të udhëhiqet nga drejtësia selektive.

Marketing