Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva dikur një nga gratë më të fuqishme në Maqedoninë e Veriut, sot ka përfunduar në b urg.

Në vendin e saj vakant pritet të vjen ndonjë prokuror tjetër.

Në Ligjin e Prokurorisë Publike Speciale nuk parashihet zëvendësimi i saj dhe nuk ka dispozitë për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës në krye të Prokurorisë Speciale.

Kryeprokurori republikan Lubomir Joveski sot pritetë Këshillin e Prokurorëve publik të dërgoj shkresë që ky institucion të caktoj një ushtrues detyre.

“PSP sipas ligjit që është themeluar vazhdon të ketë mandat. Përderisa Prokurori publik që ka udhëhequr këtë organ është e ndaluar ta kryej këtë funksion, atëherë Këshilli i Prokurorëve Publik duhet ta konstatoj këtë dhe menjëherë të caktoj nga radhët e kësaj prokurorie një ushtrues të detyrës për në krye të Speciales. Për këtë ka bazë ligjore sepse në Ligjin për Prokurori Publike në dispozitat përfundimtare ka një dispozitë, në të cilën përshkruhet se përderisa raste të caktuara nuk janë të rregulluara më ndryshe vjen në shprehje Ligji për Prokurori Publike. Te kjo e fundit ekziston dispozitë ku Këshilli është përgjegjës të përcaktoj ushtrues detyre. Sipas kësaj unë mendoj se, përderisa Prokurori Special nuk mund ta ushtroj këtë funksion Këshilli menjëherë duhet të emëroj prokuror publik të ri nga radhët e Prokurorëve publik në atë prokurori”, theksoi Joveski.

Këshilli Prokurorëve Publik duhet të përgatis një raport i cili dërgohet në Komisionet parlamentare dhe më pas propozimi kthehet në Këshill për vendimin përfundimtar, raporton Alsat-M.

Edhe Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shterjov konfirmon se emërimi i ushtruesit të detyrës si shef i Speciales është i komplikuar.

Nëse i referohemi Ligjit për Prokurori Publike, atëherë ushtruesi i detyrës caktohet vetëm nëse ka ndërprerje të funksionit ose shkarkim, duke u bazuar në nenin 18, pika 4 e Ligjit të Prokurorisë Publike. Në këtë rast, Janeva nuk ka dorëzuar dorëheqjen formale dhe akoma nuk është pushuar nga funksioni”-tha Kole Shterjov, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik. Gjatë orëve në vijim pritet të ketë epilog se a do të jetë dikush përkohësisht në krye të Speciales.