Kush e do një BDI të përçarë?

Koment: TetovaSot

Marketing

Uji fle ndërsa armiku jo. Kush më shumë se shqiptarët kanë patur armiq ndërsa si për çudi ndonjëherë ishin armiku i njëri tjetrit dhe shpesh edhe në pakt të fshehtë me të huajt kundër të vetëve. E pa përjashtuar ka mbetur edhe politika shqiptare që ka qenë shënjestër e përçarjes ndër vite për ta ulur ndikimin, pazarin politik dhe jo vetëm. Një dorë e zgjatur, me shumë gjasë sllave gjithnjë ka shtrirë terrenin për t’i përçarë partitë shqiptare, sidomos ato të fuqishme ose në kulmin e lavdisë së tyre, për të arritur qëllimet e tyre kombëtare maqedonase, në dëm të shqiptarëve.

Gjeneza e kësaj është e hershme duke filluar që nga PPD-ja në fillimet e demokracisë dhe deri sot, duke mos rreshtur që kjo dorë tinëzare të futet në terrenin shqiptar që më parë të përçajë dhe më pas të diktojë politikën e nënshtrimit. Edhe BDI sot përballet me të njëjtin problem që do t’ia dobësojë pozicionet përmes propagandave të ulëta dhe tentimit që të depërtojë në muret e forta të kështjellës së partisë më të fuqishme shqiptare për dy decenie duke krijuar armiq fiktiv, vetëm që në dukje të duket se ekziston një përçarje e thellë brenda.

Po kush në fakt po tenton ta bëjë këtë përçarje dhe me çfarë qëllimi të errët?!

BDI ka ditur të rezistojë dhe armën më të fortë e ka patur në rrugëtimin politik unitetin brenda partiakë. Ky unitet në fakt ishte çelësi i fitoreve të mëdha serike. BDI kjo fortesë politike, ishte ajo që çoi në histori plot kryeministra maqedonas dhe kjo duket se ka trazuar palën tjetër që po punon pandërprerë të shuajë këtë forcë reale te shqiptarët që mos e ketë partner koalicioni.

A po ndihmohet edhe nga forca të shitura shqiptare që mbase kanë pakte të fshehta me subjekte maqedonase, kjo do zbulohet një ditë sepse në frontin e përbashkët BDI kështu tentohet të mundet sepse ajo i ka për vete shqiptarët në dominimin e përbashkët politik dhe në të mirat e shumë gjërave që kanë përfituar shqiptarët që janë të pamohueshme.

Sa më e përçarë të jetë BDI, aq më të pa mbrojtur do të jenë shqiptarët.

Ai i cili do të arrijë ta bëjë këtë, pra të përçajë BDI-në në këto momente delikate, ai do të njihet në brezat e ardhshëm si tradhëtari i kombit, sepse shteti maqedonas asnjëherë nuk ka dëshiruar që një parti politike shqiptare të jetë e fuqishme, përfshirë së fundmi edhe BDI-në dominuese.

Se kush është BDI për shqiptarët, këtë përgjigje e morën të gjithë para pak muajsh në zgjedhjet e përgjithshme por dora sllave e pushtetit dëshiron një BDI të pa fuqishme sepse ajo e trazon atë.
Por mos të harrojmë se 100 mijë shqiptarët që janë rreshtuar pas Ahmetit, nuk do ta lënë atë si PPD-në e Nevzat Halilit. BDI do ta mposht edhe këtë djallëzi. Do të dalë më e fortë kundër këtij qëllimi të errët, kësaj ideje që po gatuhet në kuzhina të huaja që don të mposhtë një kauzë të madhe shqiptare.

Marketing