Kush e ka pritur këtë, Zidane bashkohet me CR7 te Juventus?

Zinedine Zidane mund të vendos të kthehet te Juventus në një të ardhme të afërt, për t’u bashkuar sërish me Cristiano Ronaldon, thotë Steve McManaman.

Marketing

Trajneri francez sezonin e kaluar është rikthyer te Real Madrid, pas aventurës së parë ku fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Rikthimi i tij nuk ka qenë i lehtë, kur dihej se Cristiano Ronaldo tashmë ishte larguar në drejtim të Juventusit. Por, 52 vjeçari ka arritur të vendos skuadrën në rrugën e duhur, dhe tashmë janë duke luftuar titullin e La Ligas dhe Ligën e Kampionëve.

Steve McManaman, që dikur ka luajtur për Real Madrid, ka thënë se Zidane në Bernabeu është rikthyer në bazë të disa premtimeve që i janë bërë, dhe nëse ato nuk mbahen, ai mund të largohej.

47 vjeçari thotë se një largim i Zidanes nga Reali, mund t’i hap rrugë transferimit të tij te Juventus, ku ka luajtur edhe si futbollist.

“Sa i përket lidhjeve me Juventusin, ai ka luajtur për ta, ai flet gjuhën italiane dhe ai është një hero atje, kështu që do të ishte e lehtë për të. Juvenusi ka lojtar dominues, ai e njeh mirë Ronaldon, i njeh shumë mirë lojtarët”, ka deklaruar McManaman.

“Nuk e di se si po mendohet për Maurizio Sarrin te Juventus, ata janë duke luajtur shumë mirë. Ata janë lider në ligë”.