Kush është Fatmir Bytyqi, nënkryetari i ri i LSDM-së

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në kongesin e mbrëmshëm partiak zgjodhi anëtarët e kryesisë qendrore, sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarët.

Marketing

Në mesin e katër nënkryetarëve është zgjedhut Fatmir Bytyqi, ekspert i njohur i ekonomisë që aktualisht ushtron edhe postin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, duke qenë edhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit dhe liderit të LSDM, Zoran Zaev, përcjell INA.

Kush është Fatmir Bytyqi, studenti i Tiranës që arriti suksesin në sferën e projekteve dhe menaxhimit?

Fatmir Bytyqi ka lindur më 26.10.1975. Ka diplomuar biznes administratë, drejtimi biznes menaxhment në Universitetin e Tiranës, Shqipëri(1994 – 1999).

Bytyqi është ekspert internacional në fushën e menaxhimit me procese ekonomike dhe reforma me mbi 20 vite eksperiencë pune në mbi 100 programe të ndryshme dhe projekte me qëllim zhvillimin e sektorëve, institucioneve shtetërore, odave ekonomike dhe kompanive.

Ka realizuar mbi 500 trajnime në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe deri tani ka qenë i angazhuar në mënyrë profesionale si konsultant dhe këshilltar në më shumë qeveri, ministri dhe institucione nga rajoni.

Prej vitit 2008 në mënyrë aktive është i kyçur si ekspert për aderim dhe udhëheqje me fondet e BE-së dhe vlen si një nga profesionistët kryesor për këtë sferë në rajon. Specializimi i tij kryesor është planifikimi strategjik dhe menaxhimi me programe zhvillimore, ekonomike dhe të biznesit dhe është njohës i shkëlqyeshëm i mundësive të biznesit me eksperiencë shumëvjeçare në sektorin real si sipërmarrës, konsultant dhe menaxher ekzekutiv.

Është autor i një numër të madh të strategjive, propozim-ligjeve, doracakëve dhe udhëzimeve nga sfera e financave, ekonomisë dhe zhvillimit të biznesit. Në prill të vitit 2018 është angazhuar si këshilltar i posaçëm i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e hulumtimeve dhe analizave për politika, strategji dhe tema lidhur me ekonominë, si dhe përgatitje të mendimeve profesionale, komenteve dhe rekomandimeve. Është anëtarë i Këshillit ekonomik të Qeverisë dhe pjesë e Këshillit për reforma ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm, përgjegjës për përmirësimin e politikave në mjedisin e biznesit. Prej në gusht të vitit 2019 e ka kryer funksionin si Kryetar i Komisionit për financa në LSDM. Bytyqi në mënyrë aktive flet pesë gjuhë: maqedonisht, shqip, anglisht, gjermanisht dhe serbisht/kroatisht. (INA)

Marketing