Kush është kryeministri i propozuar i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut

Oliver Spasovski i takon plejadës së re të politikanëve në Maqedoninë e Veriut. Kumanovari 42 vjeçar me shpejtësi dhe në heshtje është ngjitur në majat e Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), duke kaluar të gjitha forumet partiake, përcjell INA.
Spasovski është i diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i I-rë ” pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi ” në Shkup, ndërsa vijon edhe magjistraturën në të njejtin universitet.

Marketing

Karriera e tij e punës fillon nga viti 2001 si këshilltar i kryetarit të komunës së Kumanovës, ndërsa nga vitit 2008 – 2011 ishte sekretar komune. Në periudhën 2006-2008, 2011-2014 dhe 2016-2017 ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga data 11.11. të vitit 2015 deri më 18.05.2016 dhe nga data 02.09. të vitit 2016 deri më 29.12.2016 ishte ministër për Punë të Brendshme, kurse me 31 maj të vitit 2017 për herë të tretë u emërua ministër për Punë të Brendshme. Ai është i martuar dhe jeton me familjen e tij në Kumanovë.

Marketing