Kur bëhet fjalë për pjesë si memorie RAM apo SSD, ne ju inkurajojmë të instaloni komponentë të rinj në vend që të ndërroni kompjuterin terësisht.

Sot do të flasim për memorien RAM dhe çfarë duhet të bëni me të. A duhet të rrisni kapacitetin e memories RAM apo të merrni një kompjuter me memorie RAM më të shpejtë? Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është aq e thjeshtë.

Për çfarë nevojitet memoria RAM?

RAM është memorie afatshkurtër që procesori i kompjuterit tuaj përdor për të ruajtur informacione që duhet ti aksesojë shpejtë. Duke përdorur këtë hapësirë, kompjuteri mund të përgjigjet me shpejtësi.

Kur kompjuteri juaj ka probleme me hapjen e programeve, atëherë mbase keni nevojë për më shumë RAM. Ngadalësimi vjen sepse kompjuteri duhet të detyrohet që disa procese ti kalojë në hardisk. Hapësira e hardiskut është e madhe por shpejtësitë janë shumë më të ngadalta.

Diferenca mes kapaciteti dhe shpejtësisë

Kapaciteti i RAM matet me megabajt (MB), gigabajt (GB) dhe terabajt (TB). Rritja e madhësisë së RAM do të thotë se kompjuteri nuk ka nevojë për hardiskun që të ruajë informacionet e përkohshme.

Megjithatë vjen një pikë kur keni mjaftueshëm RAM dhe nëse ende nuk i përshtatet nevojave tuaja, atëherë është koha të mendojmë për shpejtësinë e memories RAM.

Janë disa indikatorë që tregojnë shpejtësinë e RAM. Frekuenca ndikon në bandwidthin maksimal, që do të thotë sesa informacione transferohen brenda dhe jashtë memorie për një kohë të caktuar. Vonesat e transmetimit tregojnë sesa kohë i duhet RAM të reagojë.

Frekuenca matet më Mhz, dhe për këtë ju duhet një numër sa më i lartë. Ndërsa vonesa e transmetimit duhet të jenë sa më të vogla. Kur nevojat tuaja në kapacitet janë përmbushur, për të pasur rezultate më të mira duhet të shikoni frekuencën dhe vonesat e transmetimit.

Sa RAM ju duhet?

8 deri në 16GB RAM duhet të jenë mjaftueshëm për të përballuar disa aplikacione profesionale njëherazi. Nëse jeni një gamer, disa janë të kënaqur edhe me 8GB RAM por 16GB është e rekomanduar për lojërat intensive.

Kalimi në 32GB RAM është plotësisht i panevojshëm.

Kapaciteti apo shpejtësia, cili është më i rëndësishëm?

Kapaciteti padyshim. Kapërcimi i 8GB RAM është i panevojshëm për shumicën e përdoruesve ndërsa 32GB është e paimagjinueshme. Nuk duhet harruar që portat e RAM përcaktojnë edhe kapacitetin maksimal që mund të instaloni.

DDR2 kanë kapacitet maksimal prej 4GB për një modul. DDR3 mund të shkojë deri në 8GB për modul dhe DDR4 deri në 16GB për modul. Shumica e kompjuterëve sot kanë RAM DDR3 dhe DDR4.