Kush janë 5 vendet, ku njerëzit arrijnë të ngadalësojnë plakjen

Nga Kaitlyn Uells

Marketing

Në të gjithë botën, njerëzit jetojnë më gjatë, dhe më shëndetshëm se kurrë më parë. Kjo vihet re tek numri i 100-vjeçarëve. Në vitin 1840, në Shtetet e Bashkuara kishte vetëm 90 persona 100-vjeçarë – ose 1 për çdo 189.000 njerëz – sipas të dhënave të Byrosë së Censusit të Shteteve të Bashkuara. Sot janë më shumë se 53.000 ose 1 për çdo 5.800 njerëz.

Megjithëse tashmë e dimë se pse njerëzit po jetojnë më gjatë, nuk kemi detajet se si e arrijnë ata këtë. Pasi zbuloi disa zona të jetëgjatësisë, ku njerëzit priren të jetojnë veçanërisht gjatë, shkrimtari Dan Butner shpenzoi një dekadë në gjetjen dhe dokumentimin e këtyre zonave, të quajtura “Zonat Blu”.

Nëpërmjet këtij hulumtimi, ai identifikoi disa faktorë që mund të zgjasin shëndetin dhe jetën për njerëzit në “Zonat Blu”. “Jetëgjatësia është pasojë e gjërave të vazhdueshme afatgjata”- shprehet Butner. “S’ka asnjë lloj formulë magjike”- thekson ai.

Ikaria, Greqi: Njerëzit dremisin pak, pasi kanë pirë nga një filxhan çaj

Banorët e këtij ishulli, kanë 3 herë më shumë gjasa të arrijnë moshën 90 vjeçare, sesa njerëzit në SHBA. Gati asnjë nga të moshuarit, sipas një studimi të vitit 2011, nuk shfaqte simptoma të depresionit. Ata konsumonin rregullisht çajra bimorë.

Çajrat tradicionalë grekë përfshijnë nenexhikun e egër, që pengon tumoret dhe lufton ç’rregullimet gastrointestinale; rozmarinën për fytin; dhe artemisian për qarkullimin e gjakut. Shumë çajra të zonës, përmbajnë edhe diuretikë të butë, që mund të trajtojnë hipertensionin. Kjo mund të shpjegojë, se përse Ikaria ka gjysmën e shkallës së sëmundjeve kardiovaskulare, në krahasim me pjesën tjetër të rajonit.

Okinaua, Japoni: Njerëzit mbajnë marrëdhënie pozitive mes tyre

Japonia është kombi me jetëgjatësinë më të madhe në botë, me një mesatare prej 83-vjeç sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Banorët e ishullit të Okinaus janë veçanërisht jetëgjatë, dhe kanë 3 herë më shumë gjasa të arrijnë 100-vjeç sesa amerikanët. Butner ia atribuon këtë lidhjeve sociale të forta.

Okinauasit i mbeten besnikë kulturës tradicionale japoneze, duke përfshirë ruajtjen e miqësive të përjetshme të quajtura ‘moais’, të cilat ofrojnë mbështetje emocionale dhe sociale. Moais kultivohet gjatë adoleshencës, dhe anëtarët bëhen pjesë e saj për pjesën tjetër të jetës së tyre.

‘Moais’ sjelle shumë përfitime, pasi rrit bashkëveprimin dhe mbështetjen shoqërore.

Loma Linda, Kaliforni: Banorët janë kryesisht vegjetarianë

Gjashtëdhjetë milje në lindje të Los Anxhelosit, ndodhet qyteza Loma Linda, ku përqindja e njerëzve në moshën 85-vjeç e lart, është më shumë se dyfishi i asaj të Kalifornisë. Rreth 4 në 10 banorë të Loma Lindas janë Adventistë të Ditës së Shtatë, një sekt kristian pasuesit e të cilëve jetojnë më gjatë se çdo grupim tjetër fetar në Amerikë.

Besimi adventist, bazohet në jetesën e shëndetshme, duke dekurajuar pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, ndërsa inkurajon stërvitjen fizike. Shumica e tyre janë vegjetarianë. Një studim zbuloi se vegjetarianët adventistë jetojnë 4 vjet më shumë sesa të tjerët brenda grupi, ndërsa burrat 7 vjet më shumë, krahasuar me kalifornianët e tjerë.

Nikoja, Kosta Rika: Banorët konsumojnë disa lloje lëngjesh

Në Nikoja, një 60 vjeçar ka dyfish shanse të arrijë deri në 90-vjeç, sesa një njeri që jeton në Francë, Japoni ose në SHBA. Kjo ka të bëjë edhe me dietën e tyre ushqimore. Zakonisht, ata hanë vaktin kryesor në mëngjes, dhe më të vogël në mbrëmje, çka sipas Butner thotë se i ndihmon ata të shmangin ngrënien.

Ndërkohë frutat tropikale, të varfra në kalori, gjenden me bollëk në Nikoja. Portokalli, limoni i ëmbël dhe një shumëllojshmëri bananesh, janë shumë popullore. Disa studime, kanë treguar një lidhje mes një rreziku të reduktuar nga kanceri, dhe dietave me ushqime që përmbajnë vitaminën C.

Sardenjë, Itali: Banorët shëtisin rregullisht

Përveç një numri të madh 100-vjeçarësh, Sardenja njihet si një vend ku mbarështohen shumë dele. Komuniteti ka shumë 100-vjeçarë, të cilët kur kanë qenë të rinj ecnin rregullisht deri në 5 kilometra në ditë në terrene të thyera, për të kryer detyrat e tyre si barinj, sipas Butner. Shëtitjet e përditshme deri në dyqanin ushqimor dhe kthimi në këmbë, apo edhe ngjitja e shkallëve në shtëpi, ofrojnë mundësi për më shumë stërvitje fizike.

Nautil – Bota.al