Kush janë 8 prokurorët e parë të SPAK

Sot u miratuan 8 prokurorët e rinj, që do të jenë pjesë e SPAK, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që KLP çeli garën për pozicionin e drejtuesit të SPAK, e cila do të jetë e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh duke nisur nga kjo e hënë.
Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) u miratuan me 11 vota pro, projekt-aktet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.
Tetë prokurorët e parë të SPAK janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho.
Prokurorët në SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Gjatë mbledhjes së KLP, u tha se ky vendim hyn në fuqi me datë 19 Dhjetor 2019 dhe botohet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Marketing
Marketing