“Banka Komerciale”, banka më e madhe e vendit vitin e kaluar, ka fituar 29 milionë euro dhe ka shpërblyes njerëzit e parë (tre anëtarët e Bordit Drejtues) me 826,000 euro. Rivalja më e madhe “Stopanska Banka – Banka Ekonomike” ka bërë fitim prej 44.6 milionë euro dhe ka qenë më e merituara për këtë rezultat – katër anëtarët e Bordit të Drejtorëve janë paguar 530,000 euro, përcjell FLAKA.

Kështu, mesatarisht, një anëtar i menaxhmentit të Bankës Komerciale aksionerëve u ka kushtuar 275,300 euro dhe aksionarët e “Stopanska Banka – Banka Ekonomike” kanë paguan mesatarisht 132,500 euro për angazhimin vjetor të një anëtari të Bordit për një fitim prej 44,6 milionë euro.

“Banka Koemrciale” dhe “Stopanska Banka Shkup” janë dy bankat më të mëdha vendase sipas kritereve: totalit të aktiveve, vendosjeve të përgjithshme të kredive, totalit të depozitave. Vitin e kaluar, të dy bankat kishin një vit shumë të mirë dhe veprimet e tyre pozitivisht ndikuan në rivendosjen e “Feni”, kthimin e huave dhe lirimin e fondeve të rezervuara që bankat ruanin para se të mblidhnin huatë e tyre. Stopanska Banka Shkup vitin e kaluar përfundoi me një fitim neto prej 44.6 milion euro. Vitin e kaluar, Banka Komerciale realizoi fitim neto prej 29 milionë euro. Të dyja bankat ndanë dividentë solide të aksionerëve të tyre.