Kush janë deputetët e VMRO-DPMNE-së që mund të votojnë Marrëveshjen për emrin në Kuvend

Pas Referendumit, Kuvendi është në lojë për të miratuar Marrëveshjen e Prespës për emrin Maqedonia e Veriut, por për këtë do të duhen votat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Duke vlerësuar debatet brenda koalicionit të VMRO-DPMNE-së dhe nëpër rrjetet sociale, janë nxjerrë disa emra që supozohet se mund të votojnë Marrëveshjen, përcjellë INA.

Koalicioni qeveritar LSDM, BDI, BESA e Gashit dhe PDSH janë 69 deputetë, por atyre u janë bashkuar edhe Amdi Bajram nga Lidhja Rome, Jusuf Hasan nga Partia Demokratike e Turqve dhe Çedomir Sazdovski nga GROM, të cilët më parë dhe u zgjodhën si deputetë në kuadër të koalicionit të VMRO-DPMNE-së. Numri i përgjithshëm i këtij koalicioni përbën 72 deputetë.

Siç mëson INA, LSDM llogaritë edhe në 6 deputetë të tjerë të partive më të vogla që janë pjesë e koalicionit të VMRO-së siç janë: Panço Minov nga GROM, Stojan Milanov, Lupço Dimovski dhe Vlladanka Aviroviq nga Partia Socialiste, Zeqir Ramçilloviq nga Partia Boshnjake dhe Ivan Stoilkoviq nga Partia Serbe në Maqedoni.

Nëse do të sigurohen këta deputetë atëherë do të arrihet në 78 deputetë, ndërsa për të kaluar marrëveshja do të duhen vetëm dy deputetë të VMRO-DPMNE-së.
Gjashtë deputetët e akuzuar për 27 prillin si Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Kërsto Mukoski, Sasha Vasilevski, Luben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski (i përmendur më lartë si socialist) spekulohet se disa prej tyre mund të votojnë. Dhe lakimi i emrave të tyre është bërë edhe nga disa portale maqedonase.

Po ashtu llogariten dhe kalkulohen edhe emrat e deputetëve Dragan Danev, Daniela Rangelova dhe Nola Ismailovska – Starova, të cilët dolën për të votuar në ditën e referendumit, por vetëm disa orë më pas u deklaruan se nuk do të votojnë Marrëveshjen për emrin në Kuvend.

Derisa mbi 30 deputetë të VMRO-DPMNE publikisht janë shprehur se asnjëherë nuk do të votojnë marrëveshjen, 12 prej tyre ende nuk janë deklaruar, të cilët janë: Bllagoja Despotoski, Boris Zmejkovski, Dragan Cuklev, Elizabeta Kançeska – Milevska, Zhaklina Peshevska, Ilija Dimovski, Nikolla Gruevski, Krsto Jovanovski, etj. Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se nëse brenda 10 ditëve nuk sigurohen deputetët për shumicë absolute për të votuar marrëveshjen atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, edhe ate menjëherë në fund të nëntorit.

Marketing