Kush janë favoritët për të fituar Topin e Artë?

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, është favoriti më i madh për të fituar Topin e Artë në vitin 2020.
25 vjeçari belg është në krye të laureatëve të mundshëm, arsyeja kryesore janë asistimet e tij. Ai ka regjistruar 20 asistime në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

Marketing

Megjithëse Manchester City nuk janë kandidat për titull në Premierligë, performanca e De Bruyne këtë sezon, mund të bëjë që ta fitojë Topin e Artë.

“Paraqitja e tij kundër Real Madridit në Bernabeu forcoi edhe më shumë pozicionin e tij në luftën për Topin e Artë”, shkruan ‘Goal.com’.

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski renditet në vendin e dytë, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo në vendin e tretë.

Lionel Messi, zë vetëm vendin e pestë si favorit për të fituar Topin e Artë.

Marketing