Portalet e afërta me VMRO-DPMNE kanë shkruar se truproje dhe njerëz të afërt të funksionarëve të lartë të LSDM-së, që janë të punësuar në MPB janë dërguar për të arrestuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Sipas tyre, në këtë operacion sipas urdhërit të Gjykatës Penale, janë dërguar njerëz që do ti hakmerreshin Gruevskin. Njëri prej tyre përmendet truproja e ish-ministrit të brendshëm Lube Boshkovski, i cili ishte i pranishëm gjatë arrestimit të Boshkovskit për rastin “Rover” nga pjesëtarët e njësitit “Alfa”. Ai është përmendur me emrin Sllave.D, dhe se thuhet se ka qenë i arrestuar bashkë me Boshkovskin në rastin “Rover”.

Përmendet edhe Zoran Trajkovski, që po ashtu është sigurimi privat i Boshkovskit, që po ashtu ishte arrestuar në rastin e njejtë. Pos tyre është shkruar nga portali “Infomaks” se në mesin e policëve në këtë operacion ishin edhe ata nga sigurimi i ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Për gjithë këtë, portalet maqedonase kanë publikuar edhe fotot e policëve. (INA)