Kushtetuesja: Kacarska nuk ka diskriminuar Jankulloskën

Nuk i është cenuar e drejta e të qenurit nënë Gordana Jankulloskës, vendosi Gjykata Kushtetuese. Ish ministrja e Brendshme është ankuar se gjykatësja Dobrilla Kacarska vazhdimisht ia ka shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë të amësisë dhe të drejtën për pushim të lindjes. Jankulloska konsideroi se shkeljet janë bërë përmes caktimit të seancave gjyqësore kur ajo ka qenë në shtatzëni të rrezikshme, por edhe më vonë në gjendje pas lindjes.

Marketing

Për të gjitha këto, ka siguruar vërtetim nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, ndërsa ka marrë vërtetim për vuajtje të vazhdueshme mendore nga psikiatri. Megjithatë, me asgjë nga ato që u cekën më lartë, Jankulloska nuk e ka bindur shumicën e gjykatësve në Kushtetuese.

Kjo kërkesë ka të bëjë me kërkesën që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë punën dhe veprimet e ndërmarra nga Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup, përkatësisht Gjykata Kushtetuese të vihet në rolin e një gjykate kompetente institucionale për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së veprimeve të ndërmarra në veçanti nga kryetarja e Këshillit Gjyqësor, gjykatësja Dobrilla Kacarska, që sipas Gjykatës, veprimet e ndërmarra në këtë mënyrë nuk kanë karakter të drejtpërdrejtë vendimtar në lidhje me përmbushjen e të drejtave themelore të kërkueses- thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Gordana Jankulloska, e akuzuar në rastin “Tanku” për blerje ilegale të mercedesit prej 600 mijë euro u gjykua në një procedurë të veçantë pikërisht për shkak të shtatzënisë. E akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, Jankullovska, edhe pas lindjes, është shfaqur në seanca, por për obligimet me foshnjën, në çdo seancë merrte pushim prej dy orësh. Në tetor të këtij viti, Jankulloska për rastin Tanku u dënua me gjashtë vite burg. Ajo është akuzuar gjithashtu edhe për parregullsitë zgjedhore në Titanik, si dhe për përgjimin e paligjshëm në rastin e Target- Fortesa.

Marketing