Kushtrim Alla: Premtimin nuk e harrojmë, në Prill fillojnë punimet (video)

Të gjitha rrugët për tifozët e futbollit sot çonin drejt stadiumit të Çairit ku zhvillohej ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Marketing

Tifozët po vinin para kohe në stadium për të zënë vend në tribuna. Por shumë prej tyre edhe pse paguan biletë, mbetën në këmbë për ta parë ndeshjen, ndërsa disa të tjerë uleshin në shkallë. Kapaciteti i kësaj tribune nuk mund të përballon numrin e tifozëve.

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu para zgjedhjeve tha se do të angazhohet për ri-konstruimin e tribunës ekzistuese po edhe për ndërtimin e tribunës së re. Në “Kontratën” e Ganiut për Çairin shkruhej se me ndërtimin e tribunës së re, do të rritet numri i shikuesve.

Zëdhënësi i komunës së Çairit, Kushtrim Alla, në lidhje me premtimin tha se i njëjti nuk është harruar dhe se këto tifozë dhe kjo ekip meritojnë edhe më shumë.

“Projekti është përpiluar dhe të njëjtin e kemi bërë pjesë të buxhetit të UEFA-së, për vitin 2019-të. Kryetari i komunës, Visar Ganiu dhe Ushtruesi i detyrës së kryetarit të FFM-së, kanë realizuar takime intensive për këtë çështje dhe definitivisht, pritet që i gjithë procesi ndërtimor, të startoj në prill të 2019-tës. Këto tifoz të cilët për ç’do ndeshje po krijojnë atmosferë të zjarrtë, përkrahin në maksimum futbollistët e tyre, me të vërtetë meritojnë edhe një tribunë”, deklaroi Alla.

Disa tifoz të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës thanë se tribuna është e nevojshme dhe mezi po e presin. Ata kërkuan që Ganiu mos t’i harroj fjalët të cilat i ka thënë.

Ndryshe, kapaciteti në stadiumin e Çairit është për rreth 5000 tifoz, ndërsa sot të pranishëm ishin mbi 8 mijë simpatizantë të futbollit.

E në fushën e gjelbër fitues doli skuadra e Shkupit e cila me golin e Muharrem Bajramit mundi Shkëndinë e Tetovës me rezultat 1-0./tv21

Shkupi – Shkendija

Shkupi avancon kunder Shkendijes me rezultat 1:0M. Bajrami 30' p (1:0)

Publiée par Aktuale sur Dimanche 10 mars 2019