Qeveria i propozon Parlamentit emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të ri Komisionit Rregullator të Energjetikës.
Zëdhënëse i Qeverisë në takimin e e rregullt me gazetarë theksoi se për kryetar të Komisinit është propozuar të emërohet Marko Bislimoski, për anëtarë Natasha Velanoska, Atanasko Tuneski dhe Kushtrim Ramadani.

“Personat që Qeveria i ka propozuar Kuvendit për emërim janë zgjedhur në bazë të shpalljesë publike që ka qenë e hapur prej 8 deri më 14 qershor. Përzgjedhja është bërë në bazë të kriteriumeve ligjore nga ana e Komisionit kadrovikë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, pohoi Hoxha.

Ai gjithashtu tha se Qeveria në seancën e fundit ka miratuar edhe propozim ligjin për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit. “Me këtë propozim ligj rregullohet mbrojtja dhe ndalimi nga diskriminimit, format dhe llojet e diskriminimit, procedurat për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe përbërja dhe puna e Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Qëllimi i këtij Ligji është që të garanton parimin e barazisë në parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në realizimin”, theksuan në takimin e rregullt me gazetarë zëdënësat e Qeverisë Muhamet Hoxha dhe Mile Bosnjakovski.