Kuvajt, 710 raste të reja me KOVID-19, 4 vdekje

Autoritetet shëndetësore në disa vende arabe konfirmuan vdekje dhe raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19).

Marketing

Ministria e Shëndetësisë së Kuvajtit njoftoi se 4 persona vdiqën nga virusi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm 230.

Në kumtesën e ministrisë thuhet se janë regjistruar 710 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 29.359. Numri i të shëruarve arriti në 15.750.

Ministria e Shëndetësisë e Tunizisë ka njoftuar se numri i të infektuarve u rrit në 1.087, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 49. Në Tunizi janë shëruar 965 pacientë.

Maroku në 24 orët e fundit regjistroi 44 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 7.910 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Në këtë vend, numri i të vdekurve ka arritur në 206, ndërsa numri i pacientëve të shëruar qëndron në 6.643.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 6,4 milionë, me mbi 2.74 milionë të shëruar dhe mbi 380 mijë të vdekur.