Kuvend, ASH-Alternativa thërrasin Spasovskin në përgjegjësi

Depuetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski. Shkas për ngritjen e interpelances është ikja e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov por, jo vetëm. Opozita shqiptare konsideron se Spasovski duhet të mbajë përgjegjësi edhe për ikjen e ish kryeministrit Gruevski dhe persona të tjerë të inkriminuar që i kanë ikur drejtësisë por, edhe për skandalin me pasaportat dhe çështje të tjera.

Marketing

“Pas këtij skandali kishim edhe skandale të tjera. Skandali i rradhës ishte dhënia e pasaportave dhe shtetëisë për 214 veta, kriminelëve dhe narkodilerëve të kërkuar nga Interpoli. Imagjinoni kur ne diskutojmë për ligjin për shtetësi, kur kemi me mijëra raste që s’kanë shtetësi për shkak se qenkan të rrezikshëm për shtetin, pleq dhe plaka mbi 70-80 vjet qenkan të rrezikshëm për shtetin ndërsa kriminelë ordinerë, narkodilerë nëse janë në gjendje të korruptojnë zyrtarëtë MPB, nuk na qënkan të rrezikshëm për shtetin, mund të pajisen me shtetësi.”, tha Halil Snopçe nga ASH.

Mirëpo ministri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski, konsideron se interpelanca është e pakuptimtë pasi Mijallkovi tashmë është në burg. Sipas tij MPB po arreston kriminelë të mëdhenj, narko dilerë, grabitqarë dhe të gjithë që janë në konflikt me ligjin.

“Ky Mijallkovi, të cilit jut ë opozitës kishit frikë t’ia përmendni emrin disa për disa vite më parë, tani ësht ënë burg dhe vetëm po i shtohen vitet që duhet t’i vuajt në burg dhe për këtë duhet të jemi të qetë të gjithë. Luftonim që të dëshmojmë se gjithësecili që ka plaçkitur popullin e vet duhet të mbajë përgjegjësi. Ndoshta duket pak e çuditshme që kriminelët më të mëdhenj po përfundojnë në burg dhe çdo ditë merren aktvendime gjyqsore, por gjithë këtë është dashur dikush ta bëj, dhe këtë e kanë bërë kolegët e MPB sëbashku me prokurorinë publike dhe Prokurorinë Speciale.”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendëshme.

Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE lëshoi seancën e interpelancës me asryetimin se kryeparlamentari Xhaferi u pamundëson të drejtën e fjalës. Pretendime që u hodhën poshtë nga kryetari i Kuvendit.

“VMRO DPMNE nuk do të qëndrojë këtu si paravan i sjelljes autoritare, prandaj me fat interpelanca! Ju ministër Spasovski rini i qetë, do t’ju mbrojnë kolegët, por për fat të keq nuk do keni mundësi se çfarë mendon opozita dhe qytetarët. Grupi parlamentar I VMRO DPMNE-së do të braktis këtë séance.”, tha Nikolla Micevski nga VMRO DPMNE.

“Fajtorë jeni vetë që nuk respektoni Rregulloren dhe nuk dorëzuat listë në kohë, sipas nenit të cituar 49, paragrafi i dytë. Vetë jeni fajtorë për dy interpelancat që vetë kërkuat të tërhiqen nga rrendi i ditës.”, tha Talat Xhaferi, kryetar I Kuvendit.

Ndërkaq, shumica parlamentare konsideron se interpelanca është e pakuptimtë. Sipas bashkëpartiakëve të Spasovskit, ky i fundit është treguar i suksesshëm në luftën kundër krimit dhe korrupcionit dhe se besueshmëria e qytetarëve në MPB ka shënuar rritje domethënëse.

Marketing