Kuvend, debat për qeverinë teknike

Në Kuvend në këto momentet pritet të nis debati për zgjedhjen e qeverisë teknike pasi gjatë ditës Zoran Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit duke i hapur kështu rrugën votimit të kabinetit të ri që do të drejtohet nga kryeministri teknik, Oliveri Spasovski. Qeveria e re pritet të votohet më së voni deri në mesnatë.

Marketing

Ndërkohë pak orë më parë Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi mandatin e kryeministrit Oliver Spasovskit për të formuar qeverinë e re teknike që do të zgjasë 100 ditë, deri në zgjedhjet e 12 prillit, sipas Marrëveshje së Përzhinos.

Marketing