Kuvend, debat rreth propozim ligjit për anti-korrupsion

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë seanca do të mbajnë dy komisione kuvendore, në të cilat do të shqyrtohen disa propozim-ligje dhe do të mbahet seancë plenare në të cilën do të diskutohet për propozim-ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave me procedurë të shkurtër.

Marketing

Në Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Sport do të diskutohet për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e standardit të studentëve në lexim të dytë.

Ndërsa në Komisionin për Financim dhe Buxhet do të shqyrtohet propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi – lexim të dytë dhe shqyrtimi i raportit të Komisionit Juridik Ligjvënës, për Propozim-ligjin për prokurime publike gjithashtu në lexim të dytë.

Marketing