Trupi koordinues në Kuvend, ka përgatitur propozim-ligjin për pajtim dhe integrim. Në draftin deri tek i cili ka arritur televizioni Alsat, pajtimi bazohet në tre çështje kyçe, si: ndërprerja e procedurave gjyqësore për personat e akuzuar për 27 prillin të cilët nuk kanë kryer asnjë veprim ndëshkues si tentim vrasje, dhunë apo udhëheqje të turmës, mbështetja e proceseve integruese si ndryshimet kushtetuese në përputhje më marrëveshjen e Prespës si dhe mbështetja e ligjeve reformuese si ai për Këshillin Gjyqësor, Ligji për media etj.

Propozim- ligji për Pajtim dhe Integrim
“Ndërprerja e procedurave gjyqësore për personat të cilët nuk kanë kryer vepra penale
Mbështetja e proceseve integruese si ndryshimet kushtetuese

Mbështetja e ligjeve reformuese”.

Koordinatorja e trupit ndër-partiak për pajtim dhe integrim, deputetja Emilija Aleksandrova thekson se propozim-ligji do të synojë vendosjen e bazave për pajtim, duke mos ndërhyrë në procedurën gjyqësore.

“Presim zgjidhje ligjore e cila do t’i mbulojë në tërësi këto ngjarje. Duhet zgjidhje e cila nuk do të ndikojë ndaj sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Më shumë kujdes punojmë dhe e ndjekim procesin të gjithë negociatorët dhe pjesëmarrësit në këtë trup. Presim që deri në fund të javës do të dalim me një propozim konkret i cili do të ofrojë zgjidhje për ngjarjet e 27 prillit”, – shprehet Emilija Aleksandrova, Deputete e VMRO-DPMNE-së

Në rast se dështon procesi i pajtimit, mund të dështojë edhe procesi integrues. Megjithatë, Aleksandrova shpreson në epilog pozitiv.

“Nga ky trup koordinues pres ligj i cili në një do t’i grumbullojë pajtimin, integrimin dhe ligjet reformuese. Nuk dua të mendoj negativisht. Pres që gjithçka të përfundojë si duhet sepse bëhet fjalë për proces serioz ku nuk ka vend për gabime”, – tha Emilija Aleksandrova, Deputete e VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE-ja nuk do të merr pjesë në trupin për pajtim dhe integrim. Sipas kësaj partie , trupi koordinues ofron amnisti selektive dhe se opozita do të mbështet proceset reformuese në këmbim të Ligjit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit.

“Nuk marrim pjesë në trup i cili ka për qëllim drejtësinë selektive. Ajo që mund të themi duke u bazuar në deklaratat e kryeministrit në një emision gjatë fundjavës është se ky trup për pajtim mund të përfundojë si trup për barazim”, – theksoi Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së

Shumica parlamentare deri më tani ka mohuar çdo mundësi për amnisti ndaj 27 prilli dhe veprave tjera penale për të cilat ndiqen një pjesë e ish zyrtarë të VMRO-DPMNE-së. Megjithatë, kryeministri Zoran Zaev pak ditë më parë ndryshoi qëndrimin, duke theksuar se amnistia është e pranueshme përderisa për të vendos Kuvendi. Madje para referendumit, negociatat mes partive parlamentare për mbështetje të procesit përçan edhe më tepër taborin politik maqedonas për faktin që kryeministri Zoran Zaev deklarohej i prerë se amnisti nuk do të ketë.