Kuvend, inspektim për zbatimin e masave anti-Kovid

Inspektorati Shtetëror i Punës i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale më 19 prill ka kryer mbikëqyrje inspektuese të jashtëzakonshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me zbatimin e masave, protokolleve dhe rekomandimeve për mbrojtje nga KOVID – 19, me ç’rast dorëzoi Procesverbal në Kuvend.

Marketing

Inspektorët kryen inspektim në hapësirat e punës së Kuvendit / Su + Për + K3 + Nk/. zyrat, korridoret, ashensorët, hapësirat ndihmëse, hyrjet/daljet në të cilat punojnë gjithsej 264 të punësuar dhe konstatuan si në vijim:

Lidhur me dispozitën për higjienë të duarve, siç janë stacionet e larjes së duarve dhe dispenzerët për dezinfektim të duarve, stacionet pakontakt në vende të dalluara në mjedisin e punës me qasje për të gjithë të punësuarit, vizitorët, bashkë me materiale informuese për promovimin e higjienës së duarve.

Lidhur me higjienën respiratore të vendeve të punës ka në dispozicion mjaftë maska mbrojtëse për fytyrë, të cilat i kanë mbajtur të gjithë të punësuarit dhe në vend të dukshëm janë vendosur materiali promovues për mbajtjen e maskës mbrojtëse për fytyrë, si dhe udhëzimi për përdorimin e tyre të drejtë. Lidhur me distancimin fizik janë vendosur masa për ruajtje të distancës midis njerëzve dhe shmangie të kontaktit të drejtpërdrejtë fizik me persona të tjerë, kontroll të rreptë mbi aksesin e jashtëm në hyrje dhe lëvizjen në objekt dhe kontaktet në drejtim të ruajtjes së rendit dhe distancës fizike (shënimi i shenjave në dysheme, etj.), si dhe për distancën fizike ndërmjet pozicioneve të punës dhe sallave, në hapësirën e përbashkët / hyrje, dalje, ashensorët, magazinë / shkallë / ku mund të ketë grumbullim ose radhë të të punësuarve ose vizitorëve. Zbatohet rotacioni në organizimin e punës, punë nga shtëpia , aplikim i platformave on line për seminare dhe takime, etj.

Zbatohet pastrim i rregullt dhe dezinfektim i mjedisit të punës me subjekte të angazhuara të jashtme juridike.

Zbatohet informimi dhe komunikimi i rregullt me Ministrinë kompetente të Shëndetësisë, Komisionin për Sëmundje Infektive, pastaj shpërndahen informata, akte, vendime dhe njoftime nga grupi punues tek të gjithë udhëheqësit e sektorëve me qëllim të zbatimit të tyre për parandalim nga Covid 19. Matja e temperaturës kryhet në hyrje të objektit.

Respektohen procedurat standarde operative për menaxhim me person që do të sëmuret në vendin e punës, me ambulantën medicinale ekzistuese me kuadrin e nevojshëm mjekësor në përbërje të Kuvendit / izolim, kufizim të numrit të personave që kanë kontakt me të, përdorim të pajisjes mbrojtëse personale dhe pastrim dhe dezinfektim të njëpasnjëshëm/ dhe respektohen vlerësimet epidemiologjike për zbatimin e izolimit në shtëpi të personave të cilët kanë qenë në kontakt me person të sëmurë. Rregullisht mbahet evidencë për personat e sëmurë nga Covid 19.

Në aspekt të shfrytëzimit të masave për lirim nga puna për kategori të caktuara të të punësuarve, në momentin e mbikëqyrjes mungojnë 4 të punësuara në bazë femra shtatzëna.

Nga Kuvendi janë dorëzuar dokumentet e mëposhtme, të cilat lidhen me mbajtjen e seancave plenare sipas protokolleve për mbrojtje nga KOVID – 19:
1. Vendimi për formim të grupit punues për përgatitjen, realizimin dhe organizimin e Seancës konstitutive i nënshkruar nga Sekretari i përgjithshëm më (nr. ark. 02-2141 / 1 nga 22 qershori 2020)
2. Protokolli për organizimin e Seancës konstitutive i nënshkruar nga anëtarët e Grupit punues (nr.ark. 02-2342 / 1 nga 30 korriku 2020)
3. Kërkesa për ndryshim dhe plotësim të Protokollit me nr. ark. 02-2342 / 1 drejtuar Komisionit për Sëmundje Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë, e nënshkruar nga kryetari Xhaferi (nr.ark. 02-2342 / 2 nga 13 nëntori 2020)
4. Plotësimi i Protokollit nr. 02-2342 / 1 nga 30 korriku 2020 për realizimin e votimit për deputetët që gjenden në izolim shtëpiak, i nënshkruar nga kryetari Xhaferi (nr.ark. 09-2342 / 3 nga 17 nëntor 2020)
5. Përgjigje e propozim-plotësimit të protokollit ekzistues të dorëzuar të nënshkruar nga Prim. Dr. Zarko Karadzovski, Komisioni për Sëmundje Infektive (nr. ark. 02-2342 / 4 nga 18 nëntor 2020)
Në procesverbal theksohet se gjatë mbikëqyrjes së kryer më 19.04.2021 nuk u konstatuan parregullsi. Masat e parapara me rregullativën e mësipërme sigurohen plotësisht nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë njoftim, ia sqarojmë publikut se Kryetari i Kuvendit dhe Shërbimet në tërësi i ndjekin protokollet për punë dhe se seanca e mbajtur më 18 prill u konvokua, u mbajt dhe përfundoi me ndjekje konsekuente të të gjitha protokolleve.
Theksojmë se, ashtu si deri më tani, Kuvendi punon me transparencë të plotë dhe është i hapur për të gjitha pyetjet nga përfaqësuesit e medieve.

Marketing