Kuvend – Mbledhje e komisoneve për emërime dhe transport

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Marketing

Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë Propozim-ndryshimet e Ligjit për mjedis jetësor, në lexim të parë, i propozuar nga disa deputetë opozitarë.

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të konfirmojë propozim-vendime për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të së drejtës të qasjes së lirë deri te informatat me karakter publik, për emërim të anëtarit të Këshillit drejtues të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor, për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë dhe për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike.