Kuvend, nëngrupi për reforma diskuton për fatin e PSP-së

Nëngrupi për reforma në Kuvend ka thirrur mbledhjen e radhës. Pikat e rendit të ditës janë ligjet reformuese. Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura. Siç mëson Alsat nëngrupi është duke shqyrtuar tre propozime për fatin e PSP-së

Marketing
  1. Propozimi i Qeverisë ku parashikohet inkuadrimi i PSP-së në Prokurori të Përgjithshme
    2. Propozimi i PSP-së e cila kërkon mandat të pakufizuar dhe
    3. Propozimi i deputetëve të përjashtuar nga VMRO-ja të cilët kërkojnë që PSP të funksionojnë si departament brenda kompetencave të krimit të organizuar.

Në agjendë, jo zyrtarisht gjendet edhe ligji për deputetët. Në propozimet e nëngrupit për reforma është referuar edhe rregullimi i statusit të deputetëve pas pushimit të mandatit.

Marketing