Kuvend, paga minimale rritet në 14.500 denarë

Makedonski̇ parlament (Sobranje) je, sa 62 glasa "za" i 44 "proti̇v" izglasao program i pri̇jedlog nove Vlade koju će predvodi̇ti̇ Zoran Zaev ( Besar Ademi - Anadolu Agency )

Me 59 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, sipas të cilës duhet të jetë 14.500 denarë.

Marketing

Deputetët e opozitës mbështetën rritjen e pagës minimale, por kritikuan se ky ligj po miratohet me procedurë të shkurtuar në mënyrë populiste dhe pa debat publik. Shumica parlamentare arsyetoi rritjen e pagës minimale, me çka, sipas tyre, po hapet mundësia e rritjes së pagave në të gjitha sektorët.

“A kishte debat profesional për këtë shumë të pagës minimale, a u deklaruan odat ekonomike, a u deklaruan njerëzit që duhet ta marrin këtë page minimale, a është e mjaftueshme kjo pagë minimale. Pse miratohen ad-hok zgjidhje për pagën minimale dhe pagat para zgjedhjeve. Jemi në 50 apo 60 para qeverisë teknike. Tani rritet paga minimale, rriten pensionet, pagat etj. Pse kjo nuk bëhet në mënyrë sistematike”,- tha Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.

“Asgjë nuk ka ardhur brenda natës. T’ ju përkujtoj se në vitin 2017 kur votuam buxhetin ishin parashikuar mjete për rritjen e pagës minimale dhe rritja e parë pas shumë viteve ndodhi në vitin 2018. Kjo është vetëm vazhdim i politikave të kësaj qeverie e që ka të bëjë me investimet në kapitalin njerëzorë që gjithsesi duhet të fillojë me rritjen e pagës minimale”,- tha Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.

Rritja e rrogës minimale do të vlejë jo vetëm për sektorin privat, por edhe për atë publik e cila do të vlejë nga muaji dhjetorë dhe do të jetë 14.500 denarë.

Kjo nënkupton rritje për dy mijë denarë për dallim nga rroga aktuale minimale që është 12.500 denarë.