Kuvend, tensione në debatin për Ligjin e Prokurorisë

Në ditët e fundit para shpërndarjes, Kuvendi tenton miratimin e Ligjit për Prokurorinë dhe një sërë ligjesh të tjera. Përplasja e nisur mbrëmë ka vazhduar edhe sot. Gjatë ditës deputetët më shumë patën pauza se sa debatuan për përmbajtjen e Ligjit të Prokurorisë, të cilin shumica tenton ta miratojë para shpalljes së zgjedhjeve.

Marketing

“Pse pushteti dëshiron ta ngarkojë këtë ligj, pse i është i rëndësishëm Neni 110, pra të mos vlejnë incizime të reja të paligjshme që kanë të bëjnë me personin Z.Z. dhe bashkëpunëtorët e tij. Sepse nëse këto materiale janë të vlefshme, do të duhet që Villma Ruskoska në vend se të jetë avokate e personit Z.Z. do të duhet të jetë prokurore dhe të ngrit akt hetues. Ky ligj për Prokurorinë Publike ka një qëllim, ta shpëtojë Zaevin nga piramida e Reketit dhe t’i shpëtojë bashkëpunëtorët e tij. Ndërkohë opinioni do të sheh zbatim selektues të Ligjit për Prokurorinë”, tha Antonio Milloshovski, VMRO DPMNE.

“Kërkesa që e ka bërë VMRO DPMNE-ja tërë kohën ishte anulim i të gjitha procedurave të cilat udhëhiqen nga Prokuroria Speciale Publike. Tani përballeni me situatë, në të cilën propozuam ligj me të cilin nuk do të ngrihet asnjë procedurë që ka filluar as nga Prokuroria Speciale e as nga Prokuroria Publike, ligj në të cilën do të shfrytëzohen materialet vetëm për ato procedura të PSP-së si indikacione, por indikacionet janë bazë për kërkimin e dëshmive materiale. Kështu që e gjithë kjo tregon se realisht ekziston frikë tek ju nga sjellja e këtij ligji. Dëshiruat të krijoni situatë ku do të debatonim pafundësisht e pasi nuk ju hymë në këtë skemë trilloni gjëra, me qëllim ta shtyni. Obstruksioni dhe frika juaj është e dukshme”, u shpreh Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

“Sa i përket 27 prillit, do të ju them disa fjalë. Kërste Mukoski për gabimin e pavetëdijshëm që ka bërë e kam marrë përgjegjësinë. Më vjen keq që njerëz si ti, që i kanë udhëhequr njerëzit lartë për ta bërë atë që e bënë nuk përgjigjen para drejtësisë! Do të ju kujtoj një deklaratë të dhënë nga një dëshmitar që për momentin është në ikje “Mos e kërkoni Luben Arnaudovin. Ngjituni lartë! Qëllimi është Zaevi!” Më vjen keq që njerëz të këtillë si ti nuk përgjigjen para drejtësisë!”, tha Kërste Mukoski, Deputet i pavarur.

Marketing