Kuvend tentim i ri për zgjedhjen e kreut të ri të revizionit

Komisioni parlamentar i zgjedhjeve dhe emërimeve, në tentim të ri për zgjedhjen e kreut të Entit Shtetëror të Revizionit, pasi muajin e kaluar dështoi në këtë drejtim. Para mbledhjes kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski është shprehur optimist se partitë në Kuvend kanë gjetur emrin e përbashkët. Jozyrtarisht mësohet se kandidat më serioz për kreun e Revizionit është Maksim Acevski i cili më herët ishte ish ndihmës i revizorit kryesor shtetëror. Ndërkohë Dimovski tha se sot do të përpiqen që të zgjedhin edhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera që kanë mbetur pezull me muaj të tërë.
Unë për herë të katërt e thirri komisionin për zgjedhje dhe emërime, në përpjekje që t’i afroj punët për zgjidhjen e revizorit kryesor shtetëror posaçërisht në drejtim të afrimit të periudhës zgjedhore që do e kemi në të cilën Komisioni shtetëror ka rol të madh në kuptimin e harxhimit të fondeve të organeve shtetërore dhe partive politike që do marrin pjesë në zgjedhje. Periudhën e kaluar isha në konsultime intensive me të gjitha grupet parlamentare në Kuvend. Kam sasi të madhe të informatave të cilat thonë se sot mund të ndodh përfundimisht zgjedhje e revizorit kryesor shtetëror – deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Marketing
Marketing