Vazhdon debati parlamentar,sonte votohet Qeveria e re

Shumica e re paralamentare dhe opozita u përballen sërish me fjalime të ashpra dhe replika mes tyre, nga shteti i së drejtës, arsimi e deri te ekonomia. Për koalicionin ASH-AA, kryeministri shqiptar që e proklamon BDI është simbolikë mashtruese, për BDI-në, arritja e dakordësisë për  kryeministrin shqiptar, përforcon kohezionin mes dy bashkësive më të mëdha entike në vend.
“Naseri ishte simbolik e manipulimit. Në vitin 2011 ju e larguat përdorimin e gjuhëve nga prioriteti, për shkak të anëtarsimit të vendit në NATO, në vitin 2014 e larguat pozitën e kryeparlamentarit shqiptar nga prioritetet, për shkak të luftës në Ukrainë dhe me logjikën e njëjtë besoj se edhe sot e keni larguar kandidatin për kryeministër shqiptar për shkak të krizës në Bjellorusi.”, tha Elmi Aziri, deputet i ASH-së.
“Edhe kryeministri shqiptar do të bëhet ashtu siç e tha vetë mandatari dhe kjo është një hap përpara në drejtim të kultivimit të një tolerance ndëretnike, ku çdo pozicion i caktuar shtetëror është i arritshëm për çdo kënd në kushte të njejta dhe personalisht mendoj se kjo e përforcon kohezionin, e përforcon besimin dhe lojalitetin e qytetarëve pavarsisht ciles përkatësie entike i përkasin.”, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së.
VMRO akuzon pushtetin se  gjatë mandatit të kaluar,  nuk bëri asgjë për shtetin e së drejtës të cilin e proklamon edhe në programin e ri qeveritar. Nga koalicioni Mundemi siguruan se drejtësia do të funksionojë.
“Nevojiten ndryshime kushtetuese me qellim që të përforcohen përgjegjësitë e pushtetit ekzekutiv, veçanarisht të kryetarit të Qeverisë, ministrave, të përfrcohet pavarsia e insititucioneve përgjegjëse për ndalim të zbulim të krimininalitetit. Sistemi imunologjik i shtetit patjetër duhet të funksionojë.”, tha Pavle Trajanov, deputet nga koalicioni “Mundemi”.
“Reforma për ne do të ishte të gjykohet drejtë, ndërsa prokuroria të ngre padi vetëm duke u bazuar në fakte. A jeni të vetëdijshëm se në Maqedoni ka gjithçka por vetëm drejtësi nuk ka andaj, s’ka edhe qetësi.”, tha Eli Panova, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Edhe arsimi u quajt dështim nga VMRO-DPMNE. Nga BDI  kundërpërgjigjen se Maqedonia ka shënuar ngritje në rezultatet e PISA-së.
“Ju dhe zëvëndësja juaj merrni pagë për bërë koncept se si fëmijët tanë do të vazhdojnë arsimimin, ndërsa Maqedonia është shteti i vetëm në Europë që nuk ka strategji se si do ta nis vitin shkollor.”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
“Ne në PISA gjatë këtij mandati e kemi arritur rezultatin më të mirë në RMV. Maqedonia e Veriut reazultatet flasim, e ka kërcimin më të lartë flasim me shtetet tjera. Pas Turqisë në disa fusha, e në disa edhe përpara Turqisë jemi shteti me kërcimin më të lartë.”, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së.
Debati do të vazhdojë deri në mesnatë, ose më herët nëse të gjithë deputetët e paraqitur përfundojnë fjalimet e tyre.
Marketing