Kuvende Zgjedhore të BDI-së në Çair

Këshilli Vendor “6 Nëntori” sot e zhvilloi Kuvendin Zgjedhor të udhëhequr nga Ramadan Alija dhe kuvendarët njëzëri zgjodhën Omer Abdullai për Kryetar të Këshillit Vendor.
Për anëtar në Kryesinë e Degës u propozuan Nazif Bushi dhe Luljeta Shabani Qerimi, ndërsa për Kryetar Dege u propozua Izet Mexhiti.

Marketing

Gjithashtu, edhe Këshilli Vendor “Luan Haradinaj” mbajti Kuvendin Zgjedhor ku për Kryetar të Këshillit Vendor njëzëri u zgjodh Xhemail Jakupi. Për anëtar të Kryesisë së Degës u propozuan Besim Koka dhe Hatixhe Topalli.

Për Kryetar të Degës, KV “Luan Haradinaj” njëzëri propozuan Izet Mexhitin.

Në ditët në vazhdim, Kuvende do të mbajnë edhe Këshilli Vendor “Teli” si dhe Këshillat Vendorë “Dizhoni 1” dhe “Dizhoni 2”. Kuvendi i Degës është paralajmëruar se do të mbahet më 15 shtator./Bashkë.TV

Marketing