Kuvendi do të debatojë për mandatin e Gruevskit

Nëse dorëheqja e ish-kryeministrit dhe deputetit Nikolla Gruevski, i cili u arratis nga vendi dhe fitoi azil politik në Hungari, do të vendoset në seancën e 102-të të Kuvendit, do të dihet para fillimit të mbledhjes parlamentare.

Marketing

Pas takimit të djeshëm koordinues në të cilin nuk mori pjesë koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi u kumtua se do të mbahen konsultime plotësuese edhe me partin[ë opozitare, pas çka opinionit do t’i kumtohet nëse dorëheqja do të vihet në rend dite të mbledhjes së sotme apo jo.

Në rend dite të mbledhjes së 102-të tani për tani është raporti i Komisionit për çështje të mandateve-imunitetit i cili i propozon Kuvendit marrjen e mandatit të Gruevskit për shkak të mungesës së paarsyeshme prej gjashtë muajve. Që të votohet vendimi, nevojiten 80 vota, përkatësisht shumicë prej dy të tretave.

Deputetët nga pushteti thonë se në këtë rast duhet të veprohet sipas Rregullores dhe Kushtetutës me të cilat parashihet që deputeti personalisht ta parashtrojë dorëheqjen në Kuvend. Në kontekst të njejtë është edhe deklarata e zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

“Nikolla Gruevski nuk përbën përjashtim nga të gjithë qytetarët e tjerë në shtet. Unë bëj thirrje që Gruevski ka për obligim të kthehet në shtet, ku duhet ta vuajë dënimin me burg, përkatësisht me aktvendim fuqiplotë të gjyqit tani prej dy viteve dhe derisa ka ndër mend personalisht ta dorëzojë dorëheqjen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha dje Kostadin Kostadinov.

Koordinuesi, ndërkaq, i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski thotë se nuk ka arsye përse të mos konstatohet dorëheqja e Gruevskit kur dihet se edhe në të kaluarën ka pasur deputetë të cilët nuk kanë ardhur personalisht në Kuvend për ta arsyetuar dorëheqjen e tyre. Me atë rast i cekin Nikolla TOdorov, Stevo Pendarovski, Billalli dhe të tjerë.

Micevski dje pasdite tha se nuk ka pasur takim me kryetarin e Kuvendit Xhaferi lidhur me dorëheqjen e Gruevskit dhe se nuk ka për çka të bisedojnë, sepse deputetëve ende nuk iu është dorëzuar dorëheqja për ta parë.

Nikolla Gruevski u largua drejt Hungarisë pas proceseve gjyqësore për çka ka edhe aktvendim fuqiplotë gjyqësor me burg, kërkoi dhe fitoi azil politik në Hungari. Ky është rasti i parë që një deputet të kërkojë azil politik në një vend anëtar të BE-së dhe me atë rast deputeti i parë që parashtron dorëheqje nga funksioni për çka nuk ka vendim apo interpretim juridik në jurisprudencën e vendit.

Marketing