Kuvendi e zgjodhi Nina Angelovskën për ministre të Financave

 Kuvendi i Republikës të Maqedonisë së Veriut pasdite në suaza të seancës së 110-të me 64 vota “pro” dhe 18 kundër e zgjodhi Nina Angelovskën për ministre të Financave.

Marketing

Nina Angelova është lindur  në Shkup më 13 korrik të vitit 1988. Shkollën e mesme e ka përfunduar në gjimnazim Rade Jovçevski Korçagin në vitin 2010 ka diplomuar  në universitetin “Shën Cirili e Metodi” – Fakulteti Ekonomik  në Departamentin E-biznes  si studentja më e mirë e gjeneratës me sukses të arritur prej 9,94. Ajo është fituese  e Çmimit Maningov si studentja më e mirë  në fushën e shkencave ekonomike.

Paraprakisht deputetët e pushtetit dhe opozitës në vend se të debatojnë për ministrat dhe zëvendësministrat e ri, pjesë më të madhe të kohës së seancës i përkushtuan  akuzave të ndërsjella për gjendjen me ekonominë, investimet, për zgjedhjet e parakohshme, si dhe qeverisjen e së drejtës.