Kuvendi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zaev

Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev
Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev
Publikuar 13:03 3 Janar, 2020
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, të dorëzuar pas marrëveshjes së partive politike në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. Pritet që deri në mesnatë Kuvendi ta votojë Qeverinë teknike, të cilën do ta kryesojë Oliver Spasovski dhe e cila prej nesër, dhe në njëqind ditët e ardhshme duhet t’i organizojë zgjedhjet.

Marketing

Zaevi nuk e shpjegoi dorëheqjen para deputetëve, por në dokumentin e dorëzuar deri te Parlamenti bëri të ditur se e dorëzon pas marrëveshjes së liderëve të partive për zgjedhje më 12 prill.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi paradite bëri të ditur se dorëheqjen Zaevi e kishte dorëzuar deri te presidenti Stevo Pendarovski, i cili duhet t’ia japë mandatin Spasovskit. Ai, deri te Kuvendi duhet të dorëzojë përbërjen e Qeverisë së re teknike dhe programin për punë.

Marketing