Kuvendi në seancën e sotme ka konstatuar dorëheqjet e katër deputetëve, respektivisht dorëheqjen e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Igor Durllovski, të deputetit të BDI-së Bajram Rexhepi dhe të dy deputetëve të LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska.

Asnjëri prej deputetëve nuk e elaboroi dorëheqjen para Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka ftuar KSHZ-në që të njoftojë Kuvendin për kandidatët e ri që vijojnë sipas listës me qëllim që të verifikohen mandatet.