Kuvendi më 11 shkurt do ta ratifikojë protokollin për NATO-n,të nesërmen shpërbëhet

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi theksoi se që në të njëjtën ditë, menjëherë pas shpërbërjes së Kuvendit, do të mund t’i shpallë zgjedhjet e nënta të rregullta parlamentare dhe të pestat të jashtëzakonshme në vend.

Marketing

Kryetari i Kuvendit planifikon që në ditën e parafundit të kësaj përbërje parlamentare – 11 shkurt të mbahet edhe seanca e parafundit plenare, me pikë të vetme të rendit të ditës – ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, përcjell TV21.

Ditën e ardhshme, më 12 shkurt, do të duhet të mbahet seanca e fundit në të cilën do të shpërbëhet përbërja e tanishme parlamentare, dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Nga kabineti i Xhaferit informojnë se deri më 11 shkurt pritet që protokolli të ratifikohet në Spanjë, shteti-anëtar i 29-të dhe i fundit, të cilat nuk e kanë bërë këtë. Nëse deri atëherë nuk përfundon procedura në Spanjë, ratifikimi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të miratohej me veprim të anuluar.

Më 12 shkurt, madje, do të mbahet seanca për shpërbërje të Kuvendit. Xhaferi pret që seanca të përfundojë të njëjtën ditë duke pasur parasysh se të gjithë partitë kanë rënë dakord për mbajtje të zgjedhjeve më 12 prill.