Kuvendi miratoi më shumë ligje të kthyera nga Ivanovi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 95-të i miratoi më shumë ligje të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruaj dhe i ktheu mbrapa tek deputetët, në mesin e së cilave edhe ligjet për regjistrin qendror të popullatës dhe për zbatimin e sanksioneve.

Marketing

Deputetët, pa debat si ligje në lexim të tretë i votuan edhe ligjet për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, për shërbime, për duhan, prodhime të duhanit dhe prodhime të ngjashme për regjistrimin e pagesave me para në dorë, për shpërblime shtetërore si edhe për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella pronësore-juridike.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, informoi se në pajtim me informacionin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën e informoi Kuvendin se ka vendosur që të mos i nënshkruaj dekretet për më shumë ligje, Kuvendi këto Ligje i shqyrton si ligje në fazën e leximit të tretë.

“Në pajtim me nenin 75 paragrafi 2 Kuvendi përsëri e shqyrton Ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash prej numrit të përgjithshëm të deputetëve presidenti obligohet ta nënshkruaj dekretin”, theksoi Xhaferi.

Presidenti aktual i shtetit Gjorge Ivanov, me dekret të 3 prillit 2019 e ka informuar Kuvendin se ka vendosur që të mos i nënshkruaj ligjet e sjellja në seancën e mbajtur më 27 mars 2019.

Deputetët paraprakisht e votuan edhe Propozim vendimin për ndryshimin e vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.

Ndryshimi kryesor në propozim vendim është në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe ndërrimin e fjalëve “Republika e Maqedonisë” me “Republika e Maqedonisë së Veriut” si edhe fjalët “prill” me “maj”.

Kuvendi në fillim i miratoi propozim ligjet e plotësuara për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik dhe për mbikëqyrje inspektuese, të dy në lexim të dytë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dha pushim prej një ore, me çka mbetet ligjet të cilat kthehen prej Ivanovit, në mesin e së cilave mbeten akoma ligje për punë praktike, për sport, për mbështetje financiare të investimeve, për Qeverinë, për Kodin Zgjedhor.

Marketing