Kuvendi në pauzë për seancën plenare, Boki 13 në qendër të debatit për PP-në

20 minuta zgjati debati për Ligjin për PP, dhe e njëjta shkoi në pauzë njëorëshe.

Marketing

Filloi me ankesën e Emilija Aleksandrovës, e cila kërkoi 15 minuta pauzë për sqarim se pse grupi i pavarur i deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE nuk janë thirr për të marrë pjesë në kordinim te kryeparlamentari.

Kryetari Talat Xhaferi i sqaroi se kanë për rrjedhën e rendit të ditës dhe i premtoi se nga sot e tutje do të marrin edhe ato pjesë në kordinim.

Pauza i revoltoi deputetët, përfshiedhe atë të LSDM-së, Muhamed Zekiri. Ndaj Zekirot reagoi Xhaferi, i tha më mirë reago në FB, sepse aty po reagoni vazhdimisht.

Nikolla Miveski nga VMRO-DPMNE-së edhe sot ka kritikuar se me Ligjin e ri pushteti po tenton ta amnistojë Zoran Zaevin dhe kërkoi shpërndarje të Kuvendit. Ndaj tij reagoi Jovan Mitrevski i LSDM-së, i cili tha ta nënshkruajmë ligjin dhe le të shpërndahet Kuvendi.
Micevski e mori një fotpgrafi ku shihet Aleksandër Koracovski me Boki 13, dhe i tha Mitrevskit, të nënshlruhem këtu te kjo foto dhe të shpërndahet Kuvendi.

Marketing