Propozimi për t’ia marrë mandatin Nikolla Gruevskit nesër do të vendoset në rend dite në seancë plenare. Siç figuron në ueb faqen e Kuvendit, pika për propozimin e shkarkimit të Gruevskit është vendosur si pika e 20-të në rendin e ditës.

Nesër pritet të shihet nëse deputetët e VMRO-së, që janë përjashtuar nga partia, do të votojnë për t’ia marrë mandatin Gruevskit, edhe pse parimisht janë deklaruar kundër.

Për t’iu marrë mandati Gruevskit, duhen 80 vota për, ose shumicë e dy të tretave, që nuk mund të sigurohet pa votat e deputetëve të VMRO-së.