Kuvendi njëzëri miratoi Deklaratën për anëtarësim në NATO

Me 76 vota “për”, pa të abstenuar dhe kundër Kuvendi në vazhdimin e sotëm të seancës së 53-të ka sjellë Deklaratën për mbështetjen e procesit inkuadrues për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Marketing

Deputeti i LSDM-së, Hari Llokvenec ka thënë se hyrja në NATO sjellë siguri dhe stabilitet, por siç ka shtuar “ndikimet më të mëdha indirekte që i sjell anëtarësimi nuk janë ushtarake, por benefite ekonomike”.

“Përvojat e shteteve të EJL-së lidhur me anëtarësimin në NATO tregojnë se kur një shtet do të kyçet në Aleancë nuk mund të mos përmenden efektet shtesë që reflektojnë në shtet, ndërsa janë të natyrës ekonomike lidhur me lëvizjet në biznes dhe rritjen dhe investimet nga ana e investitorëve të huaj”, ka thënë Llokvenec.

Dragan Danev nga VMRO-DPMNE ka thënë se partia e tij do të mbështesë Deklaratën dhe do të japë kontribut të fuqishëm në rrugën e RM-së për anëtarësim të plotë në NATO.

“Me të vërtetë është kontribut të jesh në këtë aleancë, por është edhe përgjegjësi serioze. Anëtarësimi në NATO nuk nënkupton se menjëherë nga lindja apo jugu, nga perëndimi apo veriu do të hapen rrugët e Maqedonisë dhe do të rrjedh ‘mjaltë e qumësht'”, ka thënë Danev.

Seanca do të vazhdojë pas pauzës që e ka dhënë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pasi një pjesë e deputetëve marrin pjesë në punët e komisioneve kuvendore.