Kuvendi nuk e pranoi interpelancën ndaj Dimitrovit

Ashtu edhe siç u paralajmërua, Kuvendi iu rikthye punës pak minuta para orës 24:00 për çfarë edhe u realizua votimi për interpelancën ndaj zëvendëskryeministrit Nikolla Dimitrov.

Marketing

Ndaj interpelancës, 53 deputetë ishin “pro”, 55 “kundër” ndërkaq asnjë “përmbajtur”.

“Konstatoj se Kuvendi nuk e ka pranuar interpelancën për punën e ministrit Nikolla Dimitrov”, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Për vazhdimin e seancës, do të njoftojë në mënyrë shtesë, përfundoi ai.

Interpelancën ndaj Dimitrovit e kishin parashtruar opozita maqedonase, VMRO-DPMNE për çështjen ndaj Bullgarisë. Por meqë interpelanca nuk u pranua, Dimtrov do të vazhdojë ty kryejë funksionin e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane.

Marketing