Kuvendi nuk i merr mandatin Nikolla Gruevskit

Nikola Gruevski mbetet deputet pasi Kuvendi nuk mblodhi shumicën e dy të tretave për t’ia marrë mandatin ish kryeministrit. Një rekomandim të tillë dha komisioni për çështje të imunitetit dhe mandatit, me arsyetimin se Gruevski pasi u dënua me dy vjet burg, nuk është i denjë për të qenë deputet.

Marketing

Në seancën plenare, 58 deputet të shumicës votuan për, 28 të opozitës kundër. Që t’i merret mandati mbështetje dha edhe partneri i tij shumëvjeçar i koalicionit Ali Ahmeti.

Gruevski nuk ishte i pranishëm në votim, ndërsa në sallën e Kuvendit nuk ishin as tetë deputetët nga VMRO-DPMNE-ja të cilët u përjashtuan nga partia pasi votuan për ndryshimet kushtetuese.

Marketing