Kuvendi nuk pranoi interpelancën për ministrin Dimitrov

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 59 vota “kundër” dhe 20 vota “për” hodhi poshtë interpelancen ndaj ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Opozita akuzoi ministrin Dimitrov se është i paaftë dhe se po ushtron detyrën e tij pa ndërgjegje, në kundërshtim me interesat e Maqedonisë dhe se marrëveshjet e nënshkruara nga Dimitrov me Bullgarinë dhe Greqinë kërcënojnë interesat e Maqedonisë.

Marketing

Në fjalën përmbyllëse, ministri Dimitrov u bëri thirrje deputetëve që të përqëndrohen së bashku në prioritetet dhe të diskutojnë për çështjet që janë me vlerë.
Kuvendi sot në ora 11:00 do të vazhdoj punën për pikat tjera në rendin e ditës.

Marketing