Kuvendi para shpërbërjes, marrëveshje për ligjin për PP ende nuk ka

Pesë ditë para shpërbërjes së pritur të Kuvendit, pushteti dhe opozita ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet për ligjin për prokurorinë publike.

Marketing

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dje deklaroi se edhe më 12 shkurt deri në ora 23:00 të vijë propozim i harmonizuar, ka mundësi procedurale që të vendoset në votim.

“Edhe deri në ora 23:00 në datën 12-të të vijë propozimi i harmonizuar ka mundësi procedurale që ky propozim të shndërrohet në ligj. Është e pakontestueshme, por në fund të mandatit para shpërbërjes së Kuvendit, vetëm të hapet seancë, ndërsa propozim i paharmonizuar edhe të shndërrohet në teatër, këtë nuk e kam për qëllim. Nuk ka nevojë nga një situatë e këtillë e tensionuar para shkuarjes në zgjedhje”, deklaroi Xhaferi.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski është optimist se mund të gjendet zgjidhje dhe përbërja aktuale parlamentare ta miratojë ligjin për prokurori publike para shpërbërjes së Kuvendit. Ai thotë se sa të vlerësojë që ka përkrahje, do të konvokojë seancë të Qeverisë që të kalojë ligji dhe ta parashtrojë deri te Kuvendit. Kjo, thotë Spasovski, mund të ndodhë në çdo moment në ditë apo natë deri në shpërbërjen e Kuvendit.

““Nëse kjo përbërje parlamentare mundte të merrte një sërë hapash dhe të bënte shumë lëvizje të guximshme që nënkuptonin garantimin e realizimit të angazhimeve kombëtare, atëherë nuk shoh asnjë arsye pse nuk mund të ngrihet në nivel të detyrës dhe të miratohet ligji për prokurorinë publike dhe me këtë për t’i dhënë edhe një argument tjetër pozitiv Këshillit Evropian se pse duhet të fillojnë negociatat e anëtarësimit. Shumë e rëndësishme është të tregohet konsensus minimal kombëtar, që do të thotë përgjegjësi minimale ndaj qytetarëve pasi jemi në fazën e realizimit të interesave tona kombëtare – anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian”, tha Spasovski.

Apel të fundit për miratimin e Ligjit për PP, dje dërgoi edhe euroambasadori Samuel Zhbogar, i cili theksoi se ky ligj duhet të miratohet, pasi me këtë do të tregoni ndryshim në mënyrën e të menduarit që është minimumi i nevojshëm që duhet të bëhet për hapjen e negociatave.

Njëheri, Zhbogar e përsëriti edhe porosinë e eurokomisarit për zgjerim, Oliver Varheji për Prokurorinë publike deri te të gjithë faktorët politikë në Shkup.

Zhbogari e përsëriti porosinë nga eurokomisari për zgjerim Oliver Varhei për Prokurorinë Publike deri te të gjithë faktorët politik në Shkup.

“Komisioni nuk e ka vendosur si kërkesë Ligjin për prokurorinë publike, por është diçka që duhet të bëhet për disa arsye. Fillimisht që qytetarët të besojnë në drejtësi dhe se do të ketë përgjegjësi për veprat penale. Sepse është e rëndësishme për shumë shtete anëtare, si një demonstrim i përkushtimit ndaj sundimit të ligjit. Së fundmi, sepse ne duam të tregojmë ndryshimin e të menduarit, që është minimumi i nevojshëm për hapjen e negociatave, si të shfrytëzojmë sa më shumë negociatat për ndryshimin e shtetit tonë që të rinjtë të mos largohen”, deklaroi Zbogar.

Komisioni e përfundoi punën e vet, nënvizoi Zhbogar, duke shtuar se ka ende punë të bëhen edhe nga ana jon për këtë partnerit.

“Ende ka gjëra që duhet të bëhen për të demonstruar përkushtimin për ardhmërinë evropiane nga Maqedonia e Veriut. Vazhdoni me reformat e mira, realizoni zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe vazhdoni me marrëdhëniet e mira fqinjësoreë”, tha Zbogar.

Derisa këto ditë partitë diskutuan për dispozitat dhe nenet kontestuese të ligjit për PP, ambasadorja amerikane Kejt Bërnz u bëri thirrje liderëve partiakë të gjejnë kompromis për ligjin për prokurori publike dhe të mundësojnë të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit.

“Miratimi i ligjit të ri për PP do t’i avancojë sundimin e së drejtës, transparencën dhe përgjegjësinë. E theksojmë edhe rëndësinë që rastet e PSP-së të vazhdojnë të procesuohen në mënyrë kredibile në Prokurorin publike. Besojmë se këto janë vendimet e vërteta që të krijohet besim te qytetarët dhe të konfirmohet se individë, të cilët kryejnë funksione të larta, të bartin përgjegjësi për keqpërdorime të llojllojshme. Ky është sinjal i rëndësishëm. Vet ligji është kyç, jo vetëm si sinjal për BE-në, por edhe për ardhmërinë e vendit. Apelojmë deri te të gjithë liderët partiakë të ulen së bashku, t’i tejkalojnë dallimet, t’i lënë anash pozitat e tyre partiake dhe të punojnë për ligjin, ta miratojnë, është e preferueshme, para shpërbërjes së Kuvendit, që vendi të vazhdojë në rrugën e vet”, deklaroi Bërnz.

Me këtë, thotë ambasadorja e SHBA-së, do të dërgohet edhe sinjal pozitiv deri te anëtarët e BE-së në kontekst të vendimit për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

Debati për miratimin e Ligjit për PP, zgjat më shumë se një vit. Deri tani teksti ligjor është ndryshuar dhe plotësuar disa herë, por kjo nuk ishte mjaftueshëm që partitë politike t’i afrojnë qëndrimet dhe ta votojnë në Kuvend.

Marketing