Kuvendi shkarkoi dy ministrat pa portofol

Kuvendit shkarkoi ministrin pa resor i angazhuar për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, Aksel Mehmedovski. Në vendin e tij u emërua Muzafer Bajram, me propozim të deputetit Samka Ibraimovski, kryetar i Partisë për emancim të plotë të romëve. Sipas tij, Shkarkimi i Mehmedovskit vjen për shkak të papërgjegjshmërisë së tij në 10 muajt e fundit.

Marketing

Nuk angazhohej sa duhet dhe për këtë kërkova ndërrimin e tij. Do të vendosim person tjetër për të cilin besojmë se do të udhëheq më mirë me projektet në ministri- deklaroi Samka Ibraimovski, deputet i PEPR-së.

Kuvendi shkarkoi edhe ministrin pa resor, Adnan Qahil dhe në vendin e tij emëroi Elvin Hasan. Propozimi për shkarkimin e tij ka ardhur nga subjekti i tij amë, Partia për Lëvizjen e Turqve. Shkarkimet vijnë në suaza të riformatimit të kabinetit Qeveritarë. Derisa pritej për shkarkime të tjera dhe posaçërisht nga blloku politik shqiptar, kryeministri Zoran Zaev thekson se nuk do të ketë rikonstruim tjetër të kabinetit të tij.

Marketing