Kuvendi shkarkon sot ministrat Ahmedovski dhe Qahili

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka caktuar për sot seancën e 77-të ku në rend dite të së cilës është propozimi i Qeverisë për shkarkimin e Aksel Ahmedovskit nga funksioni ministër pa portofol i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë dhe në vendin e tij do ta zgjedhë Muzafer Bajramin.

Marketing

Kuvendi gjithashtu me propozim të Qeverisë, duhet ta shkarkojë Adnan Qahil nga funksioni i ministrit pa resor i angazhuar për investime të huaja në Qeverisë e Republikës së Maqedonisë dhe në vend të tij të zgjidhet Elvin Hasan.

Marketing