Kuvendi votoi buxhetin, 3,9 miliardë euro për 2020

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2020, në të cilin pas një debati dhjetëditor në komisionin amë u pranuan edhe 12 amendamente.

Marketing

Buxheti për vitin 2020 është 3.9 miliardë euro, të ardhurat janë parashikuar në 3.6 miliardë euro, shpenzimet në 3.9 miliardë euro, ndërsa deficiti i buxhetit është parashikuar në 2.3 përqind. Në fokusin e buxhetit për vitin e ardhshëm është kapitali njerëzor, gjegjësisht sistem më i mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetje e fuqishme për rritjen e sektorit real. Të ardhurat janë projektuar në 222 miliardë dhe 300 milionë denarë (3 miliardë e 615 milionë euro), që paraqet rritje prej 5,6 për qind në krahasim me këtë vit. Tek ana e shpenzimeve të buxhetit është planifikuar rritje prej pesë për qind në krahasim me vitin e kaluar me çka shpenzimet e përgjithshme janë 239 miliardë e 700 milionë denarë, gjegjësisht tre miliardë e 898 milionë euro. Deficiti buxhetor për vitin 2020 është paraparë në nivel prej 2,3 për qind të BPV-së, që është më i ulët se niveli në vitin 2019 kur ishte 2,5 për qind, në pajtim me Strategjinë fiskale 2020-2022 dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare. Deficiti është ulur edhe në nivelin absolut për 160 milionë denarë dhe është 17 miliardë e 385 milionë denarë.
Në ditën e fundit të debatit parlamentar për propozim buxhetin e vitit 2020, pushtet dhe opopoita kanë shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për të shkëmbyer akuza ndaj njëra tjetrës rreth mënyrës se si janë shpenzuar paratë e qytetarëve.

Nga VMRO-DPMNE thanë se edhe buxheti i vitit aktual edhe ai i vitit të ardhëshëm shpenzohen vetëm për jetë luksoze të funksionarëve të LSDM-së, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën duke thënë se për 10 vite sa kanë qenë në pushtet, VMRO-DPMNE ka shpenzuar buxhete për përmendore dhe biznese partiake.

Marketing