Kuvendi votoi, rroga minimale rritet në 14.500 denarë

Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, sipas të cilës duhet të jetë 14.500 denarë. 59 deputetë ishin pro rritjes së rrogës minimale, asnjë “kundër” dhe asnjë të përmbajtur.

Marketing

Deputetët e opozitës mbështetën rritjen e pagës minimale, por kritikuan se ky ligj po miratohet me procedurë të shkurtuar në mënyrë populiste dhe pa debat publik. Shumica parlamentare arsyetoi rritjen e pagës minimale, me çka, sipas tyre, po hapet mundësia e rritjes së pagave në të gjitha sektorët. Rritja e rrogës minimale do të vlejë jo vetëm për sektorin privat, por edhe për atë publik e cila do të vlejë nga muaji dhjetorë dhe do të jetë 14.500 denarë. Kjo nënkupton rritje për dy mijë denarë për dallim nga rroga aktuale minimale që është 12.500 denarë. Në rast se nuk respektohet ligji, do të ketë gjoba për kompanitë dhe pronarët e tyre.

Marketing