Kuvendi zgjedh trupat punues, Xhaferi nxit idenë për funksionim on-line

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve konfirmoi propozim vendimin për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të komisioneve parlamentare. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, paralajmëroi seancën plenare për ditën e hënë dhe fillimin me punë të Kuvendit me kapacitet të plotë.

Marketing

Po të hënën, pritet të kompletohet edhe shumica parlamentare, me verifikimin e mandatit të deputetes së LSDM-së, Emilija Rambabova. Shumica e brishtë prej 62 deputetë pret edhe rikthimin e deputetit të BDI-së, Arben Ziberi, i cili ndodhet në kurim spitalor nga virusi Kovid-19. Për shkak të epidemisë dhe situatave të ngjashme që mund të vështirësojnë ose pamundësojnë punën e Kuvendit, kryeparlamentari Xhaferi propozon shqyrtimin e mundësive alternative për punë.

“Për t’u realizuar kjo alternativë do të duhet të ketë rregulla të përkohshme të cilat do të sanksionojnë rregullat e punës në situata të tilla. Alternativa nuk është për të zëvendësuar atë që është obligim i funksionimit të rregullt. Ideja është për alternativë nëse vijmë në situatë që për shkak të infektimit, qoftë të nëpunësve shtetërorë në Parlament, apo deputetë të përbërjes së Parlamentit, që të mund të punojmë edhe në atë kohë.”,- deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Marketing