Kuvend:Neni 11 i ligjit për falje nuk egziston

Komisioni ligjdhënës juridik i Kuvendit republikan konkludoi se nuk ka bazë për interpretim autentik të nenit 11-të të Ligjit të amnistisë, sepse nuk mund të interpretohet një nen që nuk ekziston. Ky konkludim u mbështet njëzëri në mbledhjen e këtij Komisioni.
Përkundër kësaj, Qeveria paraprakisht i rekomandoi Komisionit që të jap interpretimin autentik të nenit 11-të, i cili u anulua në vitin 2009 me ndryshimet e ligjit të amnistisë të cilat i miratoi përbërja e atëhershme kuvendore.
Komisioni legjilativ-juridik konsideron se Gjykata kushtetuese do ta marrë parasysh faktin se nuk mund të veprojë sipas nenit i cili nuk ekziston në sistemin juridik të vendit.
Gjykata kushtetuese nuk mori vendim rreth iniciativës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit të amnistisë me arsyetimin se do ta pres rezultatin e kërkesës për interpretim autentik.

Marketing

Neni 11-të, i cili u shlye në vitin 2009 nga ligji i amnistisë, jepte mundësi shefit të shtetit të jap abolicion pa procedurë paraprake përmes ministrisë së drejtësisë.
Gjykata kushtetuese, gjatë javës së kaluar vendosi të nxisë procedurë për ligjin e amnistisë, që interpretohet si mundësi e kthimit të abolicionit kolektiv, që ish-presidenti Gjorge Ivanov e dha për rastet e “bombave”, dhe i cili më pas u anulua, me miratimin e nenit të ri 11-a në ligjn e amnistisë.
Fakti që Ivanovi e dha abolicionin pa procedurë paraprake konsiderohet argument kryesor për atë se ky gjest i ish-presidentit nuk ka bazë ligjore, duke marë parasysh shlyerjen e nenit 11-të të Ligjit.

Marketing